Vata Group

Vata Group
Main Image

Urim Vata - CEO FOUNDER

Rreth Nesh

Njihuni me kompaninë tonë

Vata Group është një markë e krijuar nga Z. Urim Vata, që ka një portofol kompanish dhe markash të suksesshme në sektorë strategjikë si trajtim dhe filtrim uji, ndërtim, snack bar, gastronomi, hospitality, industri detare dhe produkte inovative. Si një grup i konsoliduar biznesi që operon në disa sektorë strategjikë, ofrojmë produkte dhe shërbime të orientuara drejt cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Vata Group zotëron një portofol të gjerë markash dhe kompanish që synojnë t’i japin tregut shqiptar dhe atij rajonal zgjidhje moderne, të besueshme dhe të përparuara teknologjikisht. Falë ekspertizës së ekipeve tona shumëdisiplinore me inxhinierë, specialistë të markave, bioteknologë, kimistë dhe ekspertë të produkteve, deri te profesionistët e logjistikës, prodhimit dhe shërbimit ndaj klientit, Vata Group është kthyer në një pikë referimi për profesionalizëm dhe standarde të larta pune. Me filozofinë “Krijojmë vlerë afatgjatë”, syri ynë është gjithmonë i orientuar nga e ardhmja. Investojmë vazhdimisht në teknologji, zgjerim, partneritete ndërkombëtare dhe zhvillim njerëzor, duke u siguruar që çdo markë e jonë të jetë sinonim i besimit dhe cilësisë.

Card Image

Marka të njohura na zgjedhin

Pse Jemi Ndryshe

Zgjidhni Ekspertizën Tonë

Në Vata Group, ne kombinojmë inovacionin, cilësinë dhe ekspertizën shumësektoriale për të ofruar zgjidhje që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve. Ne nuk ofrojmë vetëm shërbime – ne krijojmë vlerë afatgjatë dhe partneritete të besueshme.

  • Cilësi dhe Inovacion

    Secila markë dhe produkt i Vata Group është zhvilluar me teknologji moderne dhe standarde ndërkombëtare, duke siguruar efikasitet dhe performancë të lartë.

  • Besueshmëri

    Ne ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me klientët dhe partnerët, duke u bërë një pikë reference për profesionalizëm dhe siguri.

Projektet Tona
Main Image
. Vata Group . Kompani e rregjistruar

Historia Jonë

Vata Group është një vizion i Z. Urim Vata, i cili  që nga dita e parë ka ndjekur një filozofi të qartë: cilësi, inovacion dhe besueshmëri. Me pasion dhe përkushtim për të sjellë zgjidhje moderne, ai krijoi një portofol kompanish dhe markash që dallojnë për mënyrën se si trajtohet uji, si ndërtohen hapësirat dhe ofrohen shërbime hospitality në tregun shqiptar, Kosovë dhe rajon . Siç shprehet Z. Urim Vata,  “Uji nuk është vetëm burim jete, ai është mundësi për të ndërtuar, për të inovuar dhe për të zhvilluar çdo ide që kemi.”

Grupi nisi rrugëtimin e tij në vitin 2010 me Bluefilters AL, e specializuar në sisteme filtrimi për ujë të pijshëm me standardet më të larta ndërkombëtare.

 Eksperienca e krijuar në fushën e filtrimit dhe trajtimit të ujit çoi në krijimin e Water Boutique në vitin 2017, një brand ndërkombëtar i regjistruar për trajtim dhe filtrim të ujit të pijshëm, sanitar dhe industrial, përfaqësues zyrtar dhe distributor i gjigandit austriako – gjerman BWT – Best Water Technology,  cili sot perfaqëson markat  më të mira botërore në tregun shqiptar, të Kosovës dhe rajonit.

Portofoli i markave u zgjerua me TUZ ECO LIFE, për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza,  Fit Aqua, me sisteme të avancuara filtrimi, ndërsa inovacioni vazhdon me Magic Water, ujë i pasuruar me hidrogjen për wellness dhe hidratim. Duke ndjekur vizionin për inovacion dhe qëndrueshmëri, u lançua edhe Vatta, me termuse ekologjikë të ripërdorshëm për ujë, çaj, kafe dhe ushqim.

Në sektorin ndërtim dhe hospitality, në vitin 2018 grupi zgjeroi aktivitetin me Votra, që kombinon ndërtimin civil dhe turistik me eksperiencën e Bar / Restaurant / Lounge, si dhe me Vatra, Bar / Restaurant dhe njësitë e akomodimit për vizitorë, më pas u krijua marka Blue Monkey, koncept urban Snack Bar dhe Café.

Në sektorin detar, Albmarine sjell ekspertizë në ndërtim dhe riparim jahtesh.

Që nga themelimi, Z. Urim dhe e ka udhëhequr grupin me vizion modern, duke e bërë Vata Group një markë inovative, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme në çdo sektor ku vepron.

56
K
Klientë në Shqipëri dhe në rajon
30
+
Çmime Ndërkombëtare
97
%
Rritje Biznesi
60
+
Ekipi Ynë

Çfarë Na Drejton

Së bashku për një të ardhme të shkëlqyer

01

Misioni

Misioni i Vata Group është të ofrojë produkte dhe shërbime me standarde të larta ndërkombëtare, të ndërtuara mbi inovacion, qëndrueshmëri dhe ekspertizë shumësektoriale. Ne zhvillojmë një ekosistem markash që u përgjigjet nevojave të tregut modern, duke ofruar zgjidhje të besueshme, efikase dhe teknologjikisht të avancuara. Qëllimi ynë është të jemi një partner i fortë, i afërt dhe i besueshëm për klientët tanë.

02

Vizioni

Vizioni i Vata Group është të shndërrohet në një nga grupet më të besueshme dhe më të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Synojmë të ndërtojmë marka të fuqishme, zgjidhje inovative dhe modele të qëndrueshme zhvillimi, duke kontribuar aktivisht në transformimin e tregut. Ne angazhohemi të rrisim vazhdimisht standardet e cilësisë, performancës dhe profesionalizmit në çdo industri ku investojmë.

03

Mbrojtja e Mjedisit

Vata Group është i përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit në çdo projekt dhe investim që realizon. Ne zbatojmë praktika të qëndrueshme që reduktojnë ndikimin në natyrë, përmes teknologjive efikase për trajtimin e ujërave, përdorimit të materialeve miqësore me mjedisin dhe zgjidhjeve që ulin konsumin e energjisë. Projektet tona synojnë një ekosistem ku zhvillimi ekonomik ecën në harmoni me ruajtjen e burimeve natyrore.