
Water Boutique është një kompani lider në trajtimin dhe filtrimin e ujit në Shqipëri dhe rajon, e themeluar për të siguruar zgjidhje të avancuara për ujë të pastër dhe të sigurt për shtëpi, biznese dhe industri.

TUZ Info është një kompani shqiptare e fokusuar në trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Blue Filters Albania është përfaqësuesja në Shqipëri e BlueFilters Group, një nga prodhuesit dhe shpërndarësit më të mëdhenj të filtrave të ujit dhe sistemeve të trajtimit të ujit në Evropë.

Albmarine Technology është një kompani shqiptare e specializuar në prodhimin, tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve për mjete detare.

Në Vata Group, gjithçka që bëjmë bazohet në një grup vlerash që udhëheqin çdo vendim dhe veprim:Ne vendosim cilësinë dhe standardet ndërkombëtare si prioritet në çdo proces, duke siguruar produkte dhe shërbime të certifikuara. Inovacioni i vazhdueshëm është pjesë e ADN-së sonë kërkojmë zgjidhje kreative dhe teknologji moderne për të qenë gjithmonë një hap përpara tregut. Integriteti dhe besimi janë baza e çdo marrëdhënieje me klientët dhe partnerët tanë, ndërsa vendimet tona gjithmonë synojnë qëndrueshmëri me ndikim afatgjatë ekonomik, social dhe mjedisor.Profesionalizmi dhe ekspertiza e ekipeve tona shumëdisiplinore sigurojnë rezultate të shkëlqyera në çdo sektor. Dhe mbi të gjitha, besojmë në bashkëpunim dhe kulturë korporative, duke promovuar punën në ekip, komunikim të hapur dhe zhvillimin e talenteve.
Karriera