
Z. Urim Vata është themeluesi dhe drejtuesi i Vata Group, një grup kompanish dhe markash që vepron në sektorë strategjikë si trajtimi i ujit, ndërtimi, hospitality, gastronomi dhe industria detare. Me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj inovacionit, ai ka ndërtuar një portofol të suksesshëm kompanish që ofrojnë produkte dhe shërbime të besueshme dhe të avancuara teknologjikisht.
Urim Vata njihet për qasjen e tij vizionare, përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacionit, dhe aftësinë për të ndërtuar marka që kombinojnë profesionalizmin me zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe ekonomisë. Nën udhëheqjen e tij, Vata Group është bërë një pikë reference për profesionalizëm dhe standarde të larta në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.