VATA GROUP CCIT Awards 2025 (Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë) çmimi “Brandi Gjerman i Ekselencës”.
Çmimi u akordua për përfaqësimin profesional, korrekt dhe afatgjatë të kompanive gjermane, të njohura globalisht për cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri.
Duke folur për këtë vlerësim, Z. Urim Vata, President i Vata Group, u shpreh:
“Çmimi Brandi Gjerman i Ekselencës”është një konfirmim i vizionit tonë për të sjellë në Shqipëri dhe rajon teknologji gjermane të provuara, cilësi reale dhe zgjidhje të qëndrueshme.
VATA GROUP është krijuar mbi parimin e besimit, korrektësisë dhe standardeve europiane, dhe ky vlerësim na motivon të vazhdojmë më tej.
Ceremonia e CCIT Awards 2025 mblodhi sipërmarrës, drejtues biznesi dhe përfaqësues institucionesh, ku VATA GROUP u vlerësua si një model suksesi në integrimin e teknologjisë gjermane me nevojat reale të tregut shqiptar dhe rajonal.